Një incident i rëndë është regjistruar gjatë një shfaqje cirku në Britani, teksa një akrobate ka rënë nga 9 metra lartësi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të ditës së djeshme, gjatë kohës kur ajo po performonte në “Zippos Christmas Circus Show”. Jackie Louise Armstrong, 35 vjeç, pësoi dëmtime të mëdha si pasojë e rënies, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.
Ngjarja e rëndë tronditi edhe spektatorët që po ndiqnin në skenë performancën e akrobates.
“Ishte e tmerrshme. Unë mendova se ishte pjesë e aktit, por kur ajo nuk po ngrihej më lart e kuptova që diçka nuk shkoi siç duhet. Një grup njerëzish vrapuan për ta ndihmuar atë dhe njerëzit filluan të bërtisnin”, u shpreh njëri prej dëshmitarëve.