Një shqiptar është kapur mat nga karabinierët teksa po negocionte me një klient për çmimin e disa dozave kokainë. 43-vjeçari ka rënë në pranga, ndërsa mësohet se jetonte në Monterotondo në qarkun e Romës.
Po ashtu, karabinierët kanë bërë një kontroll në shtëpinë e tij ku i kanë konfiskuar dhjetëra doza kokainë, një peshore elektronike dhe 1 400 euro.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit të arrestuar.