Pas një ndjekje si nëpër filma, më në fund policia italiane ka bërë në mundur ndalimin e një 26-vjeçari shqiptar, i cili jetonte në provincën e Bergamos. Arrestimi ndodhi mbrëmjen e të premten duke u gdhirë e shtunë, në Zingonia di Ciserano. I riu, i cili drejtonte një makinë të vogël, nuk i është bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar, shkruan www.bergamonews.it.
26 vjeçari, për të shpëtuar arrestimin, ka përplasur në mënyrë të përsëritur automjetin e karabinierëve, duke e dëmtuar atë rëndë. Edhe makina e tij, si rezultat i shpejtësisë së madhe, u përfshi nga zjarri në pjesën e motorit, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Dy karabinierë u plagosën, teksa shqiptari u arrestua më pas dhe mbi të rëndojnë 3 vepra penale.
Emri i tij nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, por thuhet se pas testit të alkoolit rezultoi se ishte me një normë pothuajse 3 herë më të lartë se kufiri i lejuar nga ligji.
Karabinierët gjithashtu konstatuan faktin se 26 vjeçari po drejtonte mjetin pa patentë, pasi i ishte hequr më parë për drejtim në gjendje të dehur. Për këtë arsye, i riu u përpoq të shmangte kontrollin e karabinierëve.