Bota

“Po largohem krenare dhe e zhgënjyer”, Theresa May tregon çfarë duhet të bënte

               Publikuar në : 20:26 - 12/07/19 Enno

Kryeministrja britanike në largim, Theresa May është shprehur se do të largohet nga detyra këtë muaj plot krenari, por edhe e zhgënjyer, kjo për faktin se dështoi në premtimin e saj, për të udhëhequr vendin në procesin e Brexit.

Parlamenti nuk votoi marrëveshjen për të negociuar me Bashkimin Evropian. Sipas May, kjo ndodhi për shkak se e kishte nënvlerësuar opozitën.

“Kishte momente kur isha ulur këtu dhe mendoja se do të kisha dashur që Brexit të ndodhë, do të doja që t’ia kishim dalë ta menaxhojmë atë proces”, deklaroi May.

Kësisoj, Theresa May, u detyrua të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht nga detyra e kryeministres. Ndërkohë, Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pritet të shpallet më 23 korrik.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT