E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Po Kosova dhe Serbia janë prej kohësh në Minishengen?

Nga Ben Andoni

O Serbia po luan me të dy shtetet shqiptare, o ne të gjithë shqiptarët këtej dhe andej kufirit dhe serbët bashkë nuk po orientohemi dot nga tollovia e dokumenteve që nënshkruajnë burokratët tanë?! Në preambulën e dokumentit të madh të nënshkruar gati një vit më parë në Washington nga Trump-Hoti-Vuçiç thuhet se: “Kosova dhe Serbia pajtohen të lëvizin përpara me normalizimin ekonomik duke u pajtuar në pikat e mëposhtme:

Të dy palët do të implementojnë marrëveshjen për autostradën Prishtinë – Beograd të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.

Të dy palët do të implementojnë marrëveshjen e hekurudhave Prishtinë – Beograd të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.

Kosova dhe Serbia do të punojnë me SHBA-të me Koorporatën Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar dhe EXIM në memorandume të mirëkuptimit për të operacionalizohen në: Autostradën e Paqes, Lidhjen hekurudhore midis Prishtinës dhe Merdares, Lidhjen hekurudhore midis Prishtinës dhe Nishit, Sigurimi i financimit për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Projekte bilaterale, Një prani ndërkombëtare, e Koorporatës Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar me kohë të plotë në Serbi.

Të dy palët do të hapin dhe do të operalizojnë Pikën e Përbashkët Kufitare në Merdare.

Të dy palët do të futen në “mini-Schengen”, të shpalosur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019 dhe të shfrytëzojnë plotësisht përfitimet e saj.

Të dy palët do të njohin reciprokisht diplomat dhe certifikatat profesionale…”(Vazhdon dokumenti)

Është e vërtetë se dokumenti mbush vitin dhe pret një riazhornim nga zyrtarët e tre vendeve, por ajo që të bën të shikosh te vetja me dyshim është tollovia e interpretimit tonë. Ky dokument është shumë më tepër se idetë e hedhura dhe memorandumet e nënshkruara disa orë më parë nga Vuçiç-Rama dhe Zaev në Shkup.

Lexo edhe :   Fjalori nekrofil, si simbol fillimi i kësaj legjislature

Është po ashtu e vërtetë se qeveria Kurti ka nxjerrë rezerva po e themi me eufemizëm për këtë dokument, që gjithsesi është materializuar me njohjen e Izraelit, por angazhimi i qeveritarëve kosovarë dhe serbë ka qenë prezent dhe është nënshkruar për Minishengenin. Madje, me këtë emër.

Lexo edhe :   Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Ndaj, në morinë e tollovive për dhe me Serbinë dhe problematikave të saj, që në fakt, nuk na kanë munguar duhet t’ia kursejmë shqiptarëve këtë ngatërresë. Tek e fundit, zyrtarët tanë duhet të respektojnë dokumentet që paraqesin iniciativa mbarështetërore dhe jo thjesht politike në një mandat qeverisës. Prandaj, si marrja nëpër gojë indirekt e Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit është e tepruar, ashtu edhe reagimi patetik i zyrtarëve të sotëm të Prishtinës është anakronik. Ju në marrëveshjen e një viti më parë jeni dhe angazhoheni për Minishengenin me projekte konkrete shumë më tepër sesa po mundohen të bëjnë tani Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria sëbashku. Është kaq fare e thjeshtë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...