E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

“Po falimentojmë”, Shoqata e Transportit: Do reduktojmë edhe më shumë urbanët

Prej ditës së djeshme u përgjysmua numri i urbanëve në Tiranë. Transporti urban në Tiranë reduktoi shërbimin për shkak të mos përballimit të kostove të larta nga kriza e pandemisë, dhe shtrenjtimin e çmimit të naftës. Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik bëjnë me dije se pas një viti e gjysmë nga rihapja e transportit publik, ndodhen ende në pikën fillestare, ku sipas tyre, asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.

E ndërsa sot, në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit tha se po falimentojnë. Ndër të tjera u paralajmërua se nëse nuk do plotësohen disa nga kërkesat e tyre, do të reduktohet akoma më shumë numri i urbanëve.

“25 milion lekë në ditë kosto. Kjo ka rënduar mbarëvajtjen. Duke u rritur çmimet, na ka shkaktuar një ankth dhe frikë. Duke qenë një sektor kaq i madh që është urë lidhëse. Kemi ndjerë një neglizhencë të madhe, duke na shpërfillur dhe duke mos u ulur në tavolina të përbashkëta. Në fakt siç e keni parë, ka pasur një rritje edhe shporta bazë ka pasur rritje.

Ne kemi kërkuar indeksimin e çmimit, që të shohim se ku janë të ardhurat e shërbimit të transportit. Kemi të ardhura vetëm nga bileta. Duhet të ulemi e të shohim një gjuhë të përbashkët për plotësimin e kërkesave, që të mos shkojmë te rritja e çmimit.

Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar drejtpërdrejt, dhe shumë prej subjekteve po falimentojnë. Ashtu siç e kemi bërë me dije me kolegët, ne kemi paralajmëruar këtë. Do shkojmë edhe më tej në reduktim të urbanëve”, tha ai.

Lexo edhe :   "Tërmet në Ballkan"/Bashkimi Shqipëri-Kosovë, alarmohet Rumania
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

24 vende të botës me Omicron, OBSH: Rrezik më i lartë i ri-infektimit

Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti i ri i koronavirusit Omicron tani është bërë dominues në Afrikën e Jugut, dhe po nxit një rritje të...

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet

Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit të koronavirusit Omicron në ishullin e Kretës, njoftoi sot në mëngjes Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos...

Akuzat për “Toyota Yaris”, Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Në Kuvend janë rikthyer sërish përplasjet e ashpra ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për "Pastrimin e parave". Kreu i...

4 mijë euro për gradën “Nënkomisar”, SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Një kryekomisar, me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë si dhe një Inspektor në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor të Policisë...

Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies, pranoni Vettingun

Kryedemokrati Basha, nga Kuvendi bëri thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Basha...