E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Po e humb Gjermania kontrollin mbi pandeminë?

Disa dhjetëra mijëra infektime, qindra të vdekur në ditë nga Corona. Në Gjermani situata e pandemisë po bëhet dramatike, zërat për një mbyllje të plotë të jetës publike edhe para krishtlindjeve janë shtuar.

Gjermania që konsiderohej si nxënësja shembullore në Europë për shkak të menaxhimit të mirë të pandemisë, tani po përballet jo vetem me shifra të larta infektimesh me virusin Corona, por edhe të vdekjeve. Instituti „Robert Koch” bëri të ditur të shtunën më shumë se 28.000 infektime në ditë, kurse numri i vdekjeve është rritur me 496 vetë. Masat e marra në nëntor qartazi nuk e arritën efektin e tyre. Tani për shkak të shifrave në rritje të infektimeve janë rritur kërkesat, që të kufizohet jeta publike edhe para krishtlindjeve.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e cilësoi situatën „shumë serioze”. „Nëse si tani do të vazhdojnë të infektohen dhjetëra mijëra vetë me virusin, nëse vdesin qindra vetë në ditë nga virusi, atëherë kjo do të thotë, se urgjentisht ne duhet të forcojmë përpjekjet tona në luftë kundër pandemisë.” „Kemi nevojë për një përgjigje të përgjithshme gjermane”, tha edhe kryeministri i landit Renani Veriore-Vestfali, Armin Laschet të premten në Dyseldorf. „Ne nuk duam një mozaik në të gjithë Gjermaninë, ku secili land ndjek rrugën e vet.”

Mbyllje e plotë, për shkollën vendosin prindërit

Në Gjermani flitet për një mbyllje deri më 10 janar, në të njëjten kohë duhet të mënjanohen blerjet masive. Detyrimi për shkollën do të mbetet, por do të hiqet detyrimi për mësimin me prezencë në shkollë. Që nga e hëna faktikisht prindërit mund të vendosin në landin me popullsinë më të madhe në Gjermani, Renani Veriore-Vestfali nëse do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë apo do t’i lenë në shtëpi.

Lexo edhe :   Skandali në spitalin Covid 2: Jep 8 milionë Lekë nën dorë, e ëma ndërron jetë

Të dielën kancelarja gjermane, Merkel dhe kryeministrat e landeve do të debatojnë për mënyrën e veprimit të mëtejshëm në kuadër të pandemisë. Me shumë gjasa pritet një mbyllje e jetës publike, ajo që diskutohet është koha, kur duhet të fillojë ajo dhe sa do të zgjasë. Para konsultimeve të federatës dhe landeve, ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier kërkoi që të veprohej shpejt edhe para krishtlindjeve. „Gjendja e pandemisë është përshpejtuar shumë keq në tre ditët e fundit. Ne jemi sërish në një fazë të rritjes eksponenciale dhe po shohim, se repartet e parat të trajtimi intensiv po arrijnë kapacitetet e trajtimit”, tha Altmeier për rrjetin redaksional „Deutschland”. Nuk mund të presim deri në kohën e krishtlindjeve, tha ai. „Duhet të sqarojmë tani, si duhet vepruar, ndryshe humbasim kontrollin mbi pandeminë.”

Lexo edhe :   Ekspertët ngrenë alarmin, ja pse nuk duhen mbajtur maskat me ngjyrë të zezë

Kush nuk e do mbylljen e plotë?

“Ajo që është e qartë, është se edhe tregtia e pakicës duhet të mbyllet. Ne duhet të kufizojmë maksimalisht kontaktet”, tha kryeministrja e landit të Pomeranisë-Meklenburgut, Manuela Schwesig. Kurse eksperti socialdemokrat për shëndetësinë, Karl Lauterbach tha se “kemi nevojë që në javën e ardhshme për një mbyllje të fortë në të gjithë federatën përfshirë edhe mbylljen e shkollave”, tha ai për “Rhenische Post”. Ndërkohë që tani disa lande kanë vepruar. Kryeministri i landit Baden-Vyrtemberg, Winfried Kretschmann ka vendosur që nga e shtuna kufizime të përgjithshme për daljen edhe gjatë ditës. Saksonia fillon nga e hëna një lockdown të plotë. E diela do të vendosë, si do të veprohet më tej./DW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...