Ulqini është cilësuar si një nga vendet më të jashtëzakonshme nga bukuritë, shërbimin dhe vlerat kuruese. Plazhet e Ulqinit janë të njohura në rajonin e Mesdheut për cilësitë kuruese. Në sajë të faktorëve të shumtë natyrorë.
Bregdeti i Ulqinit është i njohur për plazhet më të mira dhe më cilësore në Mal të Zi dhe rajon. 7 plazhe të Ulqinit u certifikuan me çmimin “Flamuri i kaltër”, duke u renditur në listën botërore të plazheve të pastra.
Flamuri i Kaltër jepet jo vetëm për ujin e pastër por edhe për, rojet e shpëtimit, rregullimet e bëra për persona me aftësi të kufizuar dhe kritere të tjera të standardeve moderne dhe në shërbimet e kualitetit.
Ato janë 6 plazhet me kualitetin e lart të shërbimit, ndërsa janë edhe 2 plazhe në fazën pilot për ta marrë licencën e flamurit të kaltër.
Kështu, flamuri i kaltër do të vazhdoj të valëvis në plazhet e Ulqinit në “Tropicana”, “Safari”,“MCM Beach” “Miami”, “Copacabana”, “Evropa beach”, deri sa të njëjtën gjë shpresojnë pronarët e plazhit “Toni gril” dhe “Lux Beach” që gjenden në fazën pilot për ta marrë licencën e flamurit të kaltër.