Rreth 3.700 suedezëve u janë dhënë rezultate të rreme për koronavirus, e ndërsa testet janë prodhuar nga një kompani në Kinë dhe se janë shpërndarë në gjithë botën.
Lajmin e ka përcjellë Agjencia e Shëndetit Publik e Suedisë, ku tha se testet PCR kanë dhënë rezultate të rreme pozitive te rreth 3.700 persona gjatë muajit mars.
“Shumica e njerëzve që kanë pasur simptoma të buta ose nuk kanë pasur fare simptoma në kohën e testimit, kanë marrë rezultate të rreme pozitive”, thuhet në deklaratën e agjencisë.
Agjencia e Shëndetit Publik e Suedisë, njoftoi se do t’i kontaktojë të prekurit këtë javë, dhe se do ta rregullojë numrin zyrtar të rasteve me COVID-19.
Gabimi në fjalë është zbuluar nga dy laboratorë, gjatë kontrolleve rutinore të cilësisë së testeve, raporton BBC.