E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Plas skandali/ Berisha publikon mesazhin: 8 mijë euro për të mbajtur vendin e punës në shtet

Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari, i cili i shkruan se një person i afërt i tij është detyruar të marrë kredi për të paguar ryshfet për të mbajtur vendin e punës.

Ish-kryeministri bën me dije se për të siguruar një vend pune, duhet të paguash 8 mijë euro. Qytetari që ankohet tek Berisha e informon se një njeriu i tij, ka paguar këtë shumë të majme duke marrë kredi, vetëm që mos ta nxirrnin mes katër rrugëve.

Statusi

Arrin ne 8 mije euro ne narkoshtetin e Edvin Mafise ryshfeti per te siguruar vendin e punes!

Punonjesja detyrohet te marre kredi per te paguar narkoshefin qe te mos i shkurtoje vendin e punes! sb

Z. Berisha gezohem jeni mire me shendet!
Te lutem beje Publike edhe me Emrin tim po eshte e nevojshme,
Per ate vend skandaloz qe nuk kam degjuar asnji vend tjeter botes te blihen vendet Punes.
Pra punemarsit e shtetit (eprorat)
I shesh ato… nji fenomen skandaloz!!
Dhe me njoftoi nji njeriu im se I benin presion ta shkurtonin vendin punes se saj ne kembim e gjora mori 8000 € kredi qe tja jepte Eprorit per te mbajtur vendin punes Per saktesi Kjo eshte nji shoqja ime kemi mbaruar bashke ing Mekanke ne 1991 , ne nji klase edhe me Pandeli Majko, shume femer e pregatitur.
Respekte per ju,
Kulmi!!
Respekte.
A.C.

Lexo edhe :   Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Helmimi në Krujë/ PD: Artur Bushi të dorëhiqet

Helmimi i banorëve të Krujës nga uji i pijshëm, është ngritur si shqetësim gjatë seancës së sotme plenare nga kreu i grupit parlamentar i...

Krujë/ 700 të helmuar në Krujë, fekale dhe urinë bagëtish në ujin e pijshëm

Ka shkuar në mbi 700 numri i qytetarëve të helmuar në Krujë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa...

Debate në Kuvend/Rushaj: Të diskutojmë për Krujën, Balla: Jo debate kafenesh

Helmimi i qytetarëve në Krujë është kthyer në një "mollë sherri" mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj dhe kreut të grupit...

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur paraditen e sotme para uzinës në një tubim, pasi ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet...

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...