Sport

Plas skandali në Turqi/ Federata turke bllokon 1 mijë tifozë shqiptarë


               Publikuar në : 16:57 - 10/10/19 M. S

Nesër pritet të luhet ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë. Raportohet se federata turke po nxjerr probleme dhe pengesa kundër tifozëve shqiptarë.

Federata në fjalë ka zvogëluar numrin e tifozëve shqiptarë që do të lejojë në stadium, nga 2500 që pritej në 1500. Po ashtu punonjësit e federatës turke po bllokojnë materialet e lejuara të tifozërisë shqiptare, si shaje, banderola dhe materiale të tjera.

Lidhur me këtë rast, një reagim ka ardhur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila me anë të zëdhënësit shkruan se është njoftuar delegacioni në Turqi.

“Kam njoftuar delegatin e ndeshjes për gjithçka ka ndodhur. FSHF po punon që me anë të delegatit të ndeshjes, të mos ketë asnjë padrejtësi ndaj tifozëve si dhe që të lejohet çdo material që ata duan të fusin për dekor, pasi bëhet fjalë për materiale që lejohen nga UEFA”, ka sqaruar Andi Verçani, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe zyrës së shtypit në FSHF.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT