Kryesore

Plas sherri/Bardhi i kujton 1 milion eurot, Peza: Fevziu ka 10 milion euro, dhe s’ia përmend njeri

               Publikuar në : 21:59 - 14/03/19 marsela

Një situatë e tensionuar është krijuar në emisionin “Opinion”, ku Alfred Peza ka patur një përballje mjaft të fortë me Gazmend Bardhin. Ky i fundit i ka përmendur pasurinë prej 1 milion euro ish deputetit të PS, Alfred Peza.

Por edhe Peza nuk ia ka lënë mangët sekretarit ligjor në PD, duke i thënë se gjykata e ka shpallur të pafajshëm lidhur me akuzat për pasurinë.

Por debati s’është ndalur me kaq, teksa Peza ka përmendur edhe pasurinë, që sipas tij, zotëron moderatori i emisionit, Blendi Fevziu. Sipas Pezës, Fevziu ka 10 milion euro pasuri, dhe nuk ia përmend njeri.

DEBATI:

Bardhi: Edi Rama me një vendim vjedh 200 milion euro te Teatri

Peza: Për kë 200 milion, për Rrugën e Kombit?

Bardhi: Jo për 1 milionshin tënd

Peza: Këtu s’të lejoj, mos kujto se ajo të bën politikan. Je dhe jurist. Një sekondë. Unë i kam të justifikuara. Vendimet e gjykatave kanë shpallur të pafajshëm, edhe me krime më të rënda se ty

Bardhi: Mos kujto se…

Bardhi: Më lejo të mbaroj…

Peza: Kërko falje, sepse jam shpallur i pafajshëm

Bardhi: Shumë mirë, bravo

Peza: Kërko falje

Bardhi: Të gjithë politikanët e korruptuar janë shpallur të pafajshëm

Peza: Më përfundon duke më akuzuar mua, të kem turp pse jam i pafajshëm

Bardhi: Do mbani përgjegjësi të gjithë nga Edi Rama, edhe ti

Peza: Tenton të më bësh mua me faj, kam dalë i pafajshëm

Bardhi: Ti mos u shqetëso, tik-taku është për çdo shqiptar që ka grabitur

Peza: Pasuria ime është shtuar 0 lekë nga momenti që kam hyrë në politikë. Fevziu ka 10 milion euro pasuri, dhe s’ia përmend njeri

Fevziu: Si, si, si, ku i kam 10 milion euro unë?

Peza: Armand Shkullaku ka vilën 1 milion euro aty, dhe s’i thotë gjë njeri

Fevziu: Peza, fjala jote në vesh të perëndisë, ishalla bëhemi me këtë pasuri, se nuk i kam.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT