Politikë

Plas sherri në studio, Gjata-Pezës: Mos na çaj dërrasat, boll të durova (video)

               Publikuar në : 10:57 - 10/07/19 M. S

Debat i ashpër ka plasur mes Alfred Pezës dhe Çlirim Gjatës dje në “Open” , teksa është diskutuar për vjedhjen e votave dhe përgjimet e “Bild”.

Në një moment, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata shprehet ndaj Pezës; “mjaft tani, mos na çaj dërrasat”. Sekretari për mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza, nuk ka vijuar më tej, duke kërkuar që të ketë etikë.

“Plas” sherri në studio, degradon Çlirim Gjata: Mjaft tani mos na çaj dërrasat, boll të durova

“Plas” sherri në studio, degradon Çlirim Gjata: Mjaft tani mos na çaj dërrasat, boll të durova

Gepostet von Gazeta TemA am Mittwoch, 10. Juli 2019

DEBATI:

Gjata: Ata që janë kapur në përgjimet e Dibrës dhe Durrësit të arrestohen. Të hetohen ata që kanë futur duart, Rama bashkëpunon me krimin.

Peza: Çfarë i ke këto mo burrë? Por si mund të flasë një kryeministër.

Gjata: Mjaft tani mos na çaj dërrasat, boll të durova.

Peza: Ki pak etikë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT