Kreu i PD-së Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit ka folur me tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë Rama dhe deputetëve të PS-së. Ndërsa, duket se jo pak e kanë acaruar kryedemokratin reagimet e kryeministrit sa herë që drejtohej, madje e ka quajtur edhe gomarë.
Rama është parë duke buzëqeshur dhe fishkëllyer ndërsa Basha lëshonte akuza të rënda ndaj tij dhe kabinetit të tij qeveritar.
“Gomar! Ju jeni hileqarë, jeni të poshtër, doni të bëni ju reformë zgjedhore. Ju nuk doni vettingun në politikë. Del këtu shoku i trafikantit që do bëjë pallatet tek Unaza e Re dhe an flet për reformë zgjedhore. Tufë hajdutësh dhe banditësh. Gjysma prej jush duhet të jenë në burg. Duke filluar me ty që zgërdhihesh aty. Prandaj lëreni këto gomarllëqe dhe filloni me pikën e parë të rendit të ditës siç keni rënë dakord. Kemi ardhur vetëm për buxhetin e studentëve këtu. Nuk kemi ndonjë dyshim se çfarë do të ndodhë”, tha Basha. /Tirana Today/