Tuesday, May 17, 2022
21.5 C
Tirana

Plas lufta në Lindje të Mesme/Izraeli lëshon raketa ndaj Sirisë

Raketat e lëshuara nga Izraeli drejt periferive të kryeqytetit, Damaskut, janë kapur nga mbrojtja ajrore e Sirisë, njoftoi media shtetërore. Sipas një deklarate ushtarake të mbrojtjes ajrore siriane, raketat shënjestruan vende rreth Damaskut dhe shkatërruan disa prej tyre, tha media shtetërore SANA.

“Armiku izraelit qëlloi një breshëri raketash nga Palestina veriore e pushtuar, duke synuar pozicionet pranë Damaskut”, tha SANA, duke cituar një zyrtar ushtarak të paidentifikuar.

“Mbrojtja jonë kundërajrore u aktivizua, dhe mundi të godiste disa nga raketat e armikut”.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha: “Ne nuk komentojmë raportet në mediat e huaja”.

Monitoruesi i luftës sirian për të drejtat e njeriut tha se bastisja e së shtunës shkatërroi depo armësh dhe municionesh, që u përkisnin forcave iraniane dhe milicive aleate në Qudssaya dhe Dimas.

Izraeli i ka sulmuar këto pozicione në të kaluarën. Më 14 tetor, një sulm ajror izraelit në pozicionet iraniane në Sirinë qendrore vrau nëntë luftëtarë, aleatë të qeverisë siriane.

Sulmet erdhën disa ditë pasi Siria akuzoi Izraelin për kryerjen e një sulmi në jug të vendit. Izraeli, i alarmuar nga ndikimi rajonal në rritje i Iranit dhe prania ushtarake në Siri, ka nisur qindra sulme në Siri gjatë viteve, por rrallë i pranon ose diskuton operacione të tilla.

Sulmet në Siri zakonisht ndodhin gjatë natës. Izraeli e ka pranuar se po synon bazat, autokolonat e armëve dhe objektet e lidhura me milicitë aleate të Iranit, si grupi i fuqishëm libanez Hezbollah. Ai synon gjithashtu dërgesat e armëve që besohet të jenë të destinuara për grupin.

Hezbollahu po lufton në anën e forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad në luftën civile.

Burimi i lajmit: aljazeera. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kushi me përfaqësues të Bankës Botërore/Bashkëpunimi ynë në digjitalizim, siguron sistem të qëndrueshëm arsimor

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, priti në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore në Shqipëri, z. Emanuel Salinas dhe z. Nalin Jena,...

Nga bananet tek qymyri, zbulohen 53 pako me lëndë narkotike në portin e Durrësit

Gjatë viteve të fundit, porti i Durrësit është kthyer në një "strehë" për trafikantët. Lënda narkotike shpesh fshihet në kamionët me banane. Por tashmë...

Pompeo nderohet me titullin “Honoris Causa”, përfaqësuesit e Berishës: Erdhi në këmbim të lekëve

Vizita e ish-Sekretarit të Trump, ka trazuar ujërat brenda "Foltores" së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku kanë shpërthyer në akuza ndaj tij. Një ditë...

Vlorë/ Shkrumbohet mjeti në pronësi të një 58-vjeçari

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është shkrumbuar plotësisht nga flakët rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije...

Mot me diell, temperatura deri në 31 gradë celsius për sot

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Por në orët e...