E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Plas keq sherri në Kuvend, shkak reduktimi i kohës së diskutimit

Seanca plenare sot ka nisur me debate të forta, mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Përfaqësuesit demokratë kanë kërkuar ndërprerjen e seancës së Kuvendit, pasi pretendojnë se iu është hequr e drejta e fjalës.

Ata thanë se çdo deputeti i takon 10 minuta për diskutim. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi sqarime për këtë situatë. “Na argumentoni pse keni hequr të drejtën e fjalës për opozitën? Çdo deputeti i takon 10 minuta”.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, iu rikujtoi deputetëve opozitarë që vendi është në një situatë pandemie. E për rrjedhojë, do të ketë seanca me kohë të shkurtuar.

Ai kërkoi nga të gjithë deputetët që të vaksionohen, dhe të mos abuzojnë me rregulloren e Kuvendit. “Jemi në gjendje pandemie, nuk ka Parlament në Europë që nuk i zhvillon seancat me kohë të shkurtuar. Do të reduktohet koha që flasin deputetët, deri sa të vaksinohen të gjithë. Mos abuzoni, duke iu referuar rregullores. Kompetenca është e Konferencës së Kryetares. Kjo seancë do të zhvillohet sipas këtij vendimi”, tha Balla.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...