E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Plas gallata në protestë/ I riu humb celularin, policët argëtohen

Ditën e sotme ka pasur disa momente pikante gjatë protestës së opozitës së bashkuar para Parlamentit. Herë pas here ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë, teksa është tentuar të çahet kordoni.

E tashmë, mes turmës një incident aspak i këndshëm i ka ndodhur një të riu që po proteston, i cili ka humbur celularin e tij.

Siç duket në pamjet e filmuara të Tirana Today, i riu dëgjohet teksa pyetet nëse i shkon zilja, por përgjigja e tij është se i del i fikur.

Nuk dihet nëse ia kanë vjedhur, apo protestuesit i ka rënë diku celulari, ndërsa tashmë situata paraqitet më e qetë.

Gazetarja e Tirana Today raporton se policët ia kanë shtruar muhabetit me njëri-tjetrin por edhe me protestuesit, si dhe herë pas here kanë qeshur me situata të krijuara aty pranë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...