E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Planifikuan të sulmonin një kishë, dënohen 30 persona në Egjipt

Po planifikonin të sulmonin me bombë një kishë në Alexandria të Egjipit, dënohen tridhjetë persona nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Autoritetet egjiptiane thanë se të pandehurit, kishin pranuar se kanë përqafuar idetë e grupit militant të Shteti Islamik dhe se janë trajnuar në Egjipt dhe jashtë vendit, ndërsa akuzohen gjithashtu se kanë planifikuar një sulm me bombë në një dyqan të pijeve alkoolike në qytetin Damietta.

Tetëmbëdhjetë nga të pandehurit u dënuan me burgim të përjetshëm, që në Egjipt konsiston me 25 vjet burgim, tetë persona të tjerë u dënuan me 15 vjet burgim dhe katër të tjerë janë dënuar me 10 vjet heqje lirie, njoftoi Gjykata në Alexandria.

Ndonëse sulmi i planifikuar ndaj një kishe në Alexandria nuk kishte ndodhur, minoriteti i krishterë në Egjipt është përballur me një sërë sulmesh në Alexandria dhe qytete të tjera gjatë viteve të fundit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...