E shtunë, 28 Nëntor, 2020
8 C
Tirana

Plani i gabuar i Biden për rikthimin e udhëheqjes globale të SHBA-së

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

Nga: Gideon Rachman “Financial Times”

Qeveritë në mbarë botën, po studiojnë një artikull që u shfaq janarin e këtij viti me titull “Pse Amerika duhet të udhëheqë sërish”. Autori është Joe Biden. Në esenë e tij për “Foreign Affairs”, Biden ankohet se administrata Trump ka “hequr dorë nga lidershipi amerikan”, teksa premton se “axhenda e tij e politikës së jashtme, do t’i vendosë sërish në krye të tryezës Shtetet e Bashkuara”.

Por është shumë më e lehtë për presidentin e zgjedhur që të flasë për rivendosjen e lidershipit amerikan në botë, sesa t`a arrijë këtë gjë. SHBA-ja nuk është më aq e fuqishme sa dikur. Dhe vetëm ribashkimi me intitucionet ndërkombëtare – Organizata Botërore e Shëndetësisë apo Marrëveshja e Parisit mbi klimën – nuk e vendos Amerikën “në krye të tryezës”.

Kostoja e pjesëmarrjes në negociatat ndërkombëtare, mund të jetë pranimi i kompromiseve që në Uashington janë jo popullore. Nuk është e qartë nëse ky është një çmim, që janë të gatshëm të pranojnë politikanët dhe votuesit amerikanë. Në Uashington, termat “rendi botëror i udhëhequr nga amerikanët”, “rendi botëror liberal”, dhe “rendi i bazuar në rregulla”, shpesh duken se përdoren në vend të njëra-tjetrës.

Dhe ky konfuzion është më se i kuptueshëm. Rendi i pas Luftës së Dytë Botërore, u krijua në thelb nga SHBA-ja. Ekziston një arsye pse FMN dhe Banka Botërore janë të vendosura në Uashington dhe OKB në Nju Jork. Shembja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, vetëm sa e forcoi hegjemoninë e Shteteve të Bashkuara.

Donald Trumpi erdhi në pushtet në vitin 2016, me pretendimin se organet ndërkombëtare si Organizata Botërore e Tregtisë, nuk punonin më për Amerikën. SHBA-ja ishte e zhgënjyer, taksa“globalistët” po varfëronin amerikanët e zakonshëm, tha ai.

Nëse heqim mënjanë hiperbolën dhe paranojën Trumpiane, ajo retorikë e kishte një të vërtetë brenda. Në një botë ku pushteti është i shpërndarë në mënyrë më të barabartë, një rend i bazuar mbi rregulla, dhe një botë e udhëhequr nga SHBA-ja nuk janë e njëjta gjë.

Ky tension i pazgjidhur e përshkon qasjen e Biden mbi çështjet ndërkombëtare. Në artikullin e tij në “Foreign Affairs”, zoti Biden pohon se “Shtetet e Bashkuara duhet të drejtojnë botën” mbi ndryshimin e klimës, dhe premton se Amerika “do të mbledhë një samit të vendeve që janë emetueset më të mëdhatë karbonit në botë”.

Emetuesi i vetëm më i madh është Kina. Nuk duket se ka shumë gjasa që Pekini të pranojë me qetësi të paraqitet në një samit të thirrur nga SHBA, në të cilin Biden premton të “garantojë angazhimet e zbatueshme që do të ulin emetimet e karbonit në atmosferë”.

Realisht, Kina dhe shumë vende të tjera, do të këmbëngulin që forumi i vetëm i duhur për negociatat mbi klimën të jenë bisedimet e sponsorizuara nga OKB.

Për fatin e mirë të administratës Biden, konferenca e ardhshme e OKB për klimën, COP26, do të drejtohet nga një vend mik – Britania e Madhe. Pavarësisht kësaj, premtimi i presidentit të zgjedhur amerikan për angazhime të zbatueshme për uljen e emetimeve, mund të mos jetë i arritshëm -madje as nga vetë SHBA-ja.

Partnerët negociues të Amerikës, e dinë se Kongresi ka të ngjarë të thotë fjalën e fundit mbi çdo premtim të SHBA-së. Me republikanët që ndoshta do të jenë sërish në kontrollin e Senatit, administrata Biden do ta kishte të vështirë të mbante ndonjë premtim.

Lexo edhe :   SHBA, rekord ditor infeksionesh me koronavirus

Probleme të ngjashme kërcënojnë të pengojnë zotimin e presidentit të ri, se Amerika do të udhëheqë edhe në tregtinë globale. Biden premton t’i rezistojë “rrëshqitjes së rrezikshme globale drejt proteksionizmit”. Por ai e di shumë mirë se armiqësia e Trump ndaj tregtisë së lirë,kishte mbështetjen e shumë votuesve amerikanë.

Lexo edhe :   Trump: Largohem nëse Biden fiton Kolegjin Elektoral

Dyshimi mbi marrëveshje te reja tregtare, i kapërcen ndarjen partiake. Në vitin 2016, Hillary Clinton u detyrua të hiqte dorë nga Partneriteti i Trans-Paqësorit, një marrëveshje e gjerë tregtare për të cilat ajo kishte ndihmuar gjatë negociatave, për shkak të armiqësisë brenda Partisë Demokratike.

Zgjidhja e zotit Biden është të premtojë se “liderët e punës dhe mjedisit” do të jenë “në tryezë”që në fillim të çdo lloj negociate të ardhshme tregtare në të cilën do angazhohet SHBA-ja. Por kjo mund të ngadalësojë progresin drejt arritjes së marrëveshjeve të reja tregtare.

Ndërkohë, bota po ecën përpara. Këtë fundjavë udhëheqës nga 15 vende të Azi-Paqësorit – përfshirë Japoninë, Kinën dhe Korenë e Jugut, nënshkruan një nga marrëveshjet më të mëdha të tregtisë së lirë në histori. Biden dhe ekipi i tij,flasin për një lëvizje të mirë, në lidhje me bërjen bashkë të miqve të Amerikës për t’iu kundërvënë Kinës.

Por fakte të reja, tashmë janë duke u krijuar në terren. Etja e presidentit të zgjedhur për të punuar me aleatët, në vend se të përplaset apo abuzojë me ta siç bëri Trump, është qartazi një ide e mirë. Por një qëndrim amerikan më miqësor ndaj tyre, nuk është garanci për suksesit, madje edhe në Evropë.

Bashkimi Evropian, është duke ecur përpara me planet për të shtuar rregulloret dhe taksat ndaj grupeve të teknologjisë amerikane, si Google dhe Amazon. Administrata Biden, ashtu si administrata Trump, ka të ngjarë që të kundërshtojë shumë nga këto përpjekje.

Një zënkë e hershme mbi taksat ose rregulloret e teknologjisë, mund të zbehë shpresat se është shumë pranë një epokë e re e aleancës transatlantike -apo se “lidershipi amerikan” është një përgjigje e lehtë ndaj problemeve të vështira të qeverisjes globale.

John Ikenberry, një akademik në Universitetin e Prinstonit, që shpiku dikur frazën “rendin liberal ndërkombëtar”, sugjeron në një libër të ri se ideja e internacionalizmit liberal, duhet që të ndahet nga hegjemonia amerikane. Ai argumenton që për SHBA-në “në një epokë të rënies së fuqisë amerikane, vlera e bashkëpunimit me demokracitë e tjera liberale duhet të rritet”.

Kjo është ndoshta e vërtetë. Por mund të jetë një argument që artikulohet më lehtë në Prinston sesa në Uashington, ku sovraniteti ruhet ende me shumë zell. Biden do ta ketë të vështirë të bindë amerikanët, se SHBA-ja mund të përfitojnë nga angazhimi ndërkombëtar, pa marrë automatikisht rolin e vet udhëheqës.

Por dhe kjo është ana pozitive, Amerika nuk do të shkatërrojë më në mënyrë aktive institucionet globale. Dhe kjo është një arsye e mjaftueshme, që shumëkush të marrë frymë i lehtësuar.

                                            TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...