E enjte, 17 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

“Plani 7×7=42 është zgjuar me rritje shifrash”, Rama tallet me Bashën

Kryeministri Rama ka ironizuar planin ekonomik të kryedemokratit Basha, duke i kujtuar gafën me shifrat që bëri në Kuvend kohë më parë.

Rama ka hedhur poshtë propozimet e Partisë Demokratike dhe kryedemokratit Lulzim Basha, për masat që duhen marrë për daljen nga kriza të ekonomisë shqiptare, tashmë që vendi është prekur nga COVID-19. Teksa i kujton gafën e famshme “7 herë 7= 42”, Rama thotë se deri në fund, kryetari i PD do e krahasojë Shqipërinë me vendet e G7.

“Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!”.

Kujtojmë këtu se Basha i bëri thirrje qeverisë që të marrë parasysh masat e propozuara nga PD, ku theksohet se për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria duhet t’u japë nga 300 euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.

“Në 2 javë qeveria dha 52 milionë euro për miqtë”, PD nxjerr fakte tronditëse

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...