E premte, 28 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

Plan B për 25 prillin? Gjiknuri: Nëse nuk formojmë shumicën do bëjmë koalicion

Përveç dinamikave politike që propozon Kodi i ri Zgjedhor i rivotuar sot në Parlament, një çështje shumë e rëndësishme për zgjedhjet e vitit 2021 janë edhe koalicionet paszgjedhore.

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri shprehet i bindur se mazhoranca fiton edhe këto zgjedhje teksa shton se deri më tani PS s’ka ndonjë plan tjetër veç fitores si forcë e vetme.

Më tej Gjiknuri tregon se çfarë ndodh në rast se PS nuk fiton shumicën ose nuk merr 71 mandate. Deputeti thekson se nuk përjashtohen mundësitë e aleancave me parti të tjera.

Këto pyetje shtrohen në kohën dhe momentin e duhur.Nuk do të kemi nevojë për shtrirje dore në këto zgjedhje. Por këto duhen bërë në kohën e duhur. Nëse nuk bëjmë shumicë, do bëjmë aleanca me parti të tjera. Ka shumë parti. Nuk gjykojmë tani. Unë them që, do shohim.Do lexojmë vullnetin e popullit. Atëhere fillon preferenca. Nëse nuk zotërojmë 71 mandate, do bëjmë aleancë me ndonjë faktor politik. Mund të jenë dhe grupimet e reja në parlament. Pasi kam fotografimin politik, atëhere, çfarë i intereson vendit”, tha Gjiknuri në ‘Real Story’.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, thekson se një person i shpallur "non grata" për korrupsion, nuk mund të jetë fytyra e PD-së....

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në...

“Non grata”, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin

Për Berishën, deklarimi “non grata” nga ana e SHBA-së, është i bazuar në shpifje. Në emisonin "Opinion" në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se...

“Urdhër nga Rama për të sulmuar FSHF-në”? Veliaj e thotë troç

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike hipotezën nëse me urdhër të Ramës ka sulmuar FSHF-së. I ftuar...

Rama bën parashikimin e ‘frikshëm’: Më 6 mars futet Meta, bashkohet me Berishën

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, kryeministri Edi Rama ka bërë një parashikim për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ai ka thënë...