Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një 45 vjeçar është dhunuar dhe më pas është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit të Korçës, pranë maternitetit të vjetër.

Fillimisht, 45-vjeçari është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët më pas e kanë qëlluar edhe me armë zjarri duke e lënë të plagosur në këmbë.

”Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 5, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, informon policia.

Grupi hetimor dhe policia janë nisur për në vendin e ngjarjes ku pritet të bëhen inspektimet e nevojshme.