Plagosja në zyrat e PD-së në Kavajë, Rama: Ngjarje ordinere, pa pikë lidhjeje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish gjarjen e djeshme në Kavajë, ku sekretari i PD u plagos me armë zjarri.

I ftuar në ”Euronews Albania”, Rama u shpreh se ajo ishte një zënkë ordinere që u përdor politikisht nga Partia Demokratike, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë.

Edi Rama: ”Ajo ishte një ngjarje ordinere, për një sherr për një parkim, për diçka që ndodhi aty ku ndodhi dhe rezultoi që ai zotëria nuk ishte as kushëriri im. Cila foto? Çfarë fotoje? Nuk mund të bazohen gjërat në një foto. Dihet që LSI-ja do të dalë me këpucët e kuqe të Monikës. Basha doli si bedel, dhe donin të bënin sikur obobob çfarë po ndodh këtu. Ku është njeriu i ndryshimit këtu? Partia është një familje e madhe që ka lloj e soj njerëzisht brenda të kategorive të ndryshme.”