E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
10 C
Tirana

Plagosja në Tiranë/ Kush është i kërkuari që pati përplasje me punonjësin e ‘Shqiponjave’

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Policia ka përcjellë detajet lidhur me plagosjen sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle. Por si ndodhi plagosja? Punonjësi i policisë së forcës së posaçme “Shqiponjat”, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes, dhe dokumentin e identifikimit.

Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes. Punonjësi i policisë e ka ndjekur, dhe gjatë ndjekjes 30-vjeçari i ka drejtuar pistoletën, duke e kërcënuar për ta vrarë.

Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar, ndërkohë që 30-vjeçari i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e policisë.

Në këto rrethana, punonjësi i policisë ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë. Të njëjat burime zyrtare shtojnë se është plagosur edhe shtetasja M. P., rreth 30 vjeçe, kalimtare e rastit. Fatmirësht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të monitorimit të zbatimit të masave shtesë nga qytetarët, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar edhe ditën e sotme të ushtrojnë kontrolle të shumta, jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe në brendësi të lagjeve, kryesisht në zonat urbane.

Në këtë kuadër, në Tiranë, në rrugën ” Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, punonjësi i Policisë së forcës së posaçme “Shqiponjat”, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit.

Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes 30-vjecari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë.

Lexo edhe :   Ulje e ndjeshme e të infektuarve me Covid-19 në vend, 12 viktima

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.

Lexo edhe :   Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar,  ndërkohë që 30-vjeçari i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë.

Në këto rrethana punonjësi i Policisë, i gjendur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ka qëlluar  në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë. Fatkeqësisht, është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasja M. P., rreth 30 vjeçe, kalimtare e rastit.

Nga verifikimet e bëra rezulton se shtetasi Orgest Bilbili ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës.

Gjithashtu  i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve”.

Aktualisht ky shtetas është arrestuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës Tirane, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes.

Policia e Shtetit i uron shërim të shpejtë shtetases M. P. dhe garanton opinion publik se është e vendosur të përballet me cilindo që shkel ligjin e aq më tepër guxon të godasë punonjësit e Policisë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të vijojnë të zbatojnë rregullat dhe t’i binden urdhrit të punonjësit të Policisë, duke kontribuuar të gjithë së bashku për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Njëri asiston dhe tjetri shënon, shqiptarët shkëlqejnë në Norvegji

Futbollisti shqiptar, Veton Berisha, vazhdon të shkëlqejë në Norvegji me skuadrën e Viking. Kosovari ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës ditën e sotme, teksa ka...

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Kemi një rrugë të gjatë dhe me kthesa përpara

I dërguari special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak ka folur në lidhje me ecurinë e tij. Sipas mediave, në një konferencë kushtuar 25...

Qeveria afgane dhe talibanët, marrëveshje historike në bisedimet për paqe

Zyrtarët e Qeverisë afgane dhe përfaqësuesit e talibanëve kanë thënë se janë pajtuar në parim për një marrëveshje të zhvillimit të bisedimeve për paqe. Kjo...

Jo më 14 ditë, CDC shkurton periudhën e karantinës pas infektimit me Covid-19

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të shkurtojnë kohëzgjatjen e rekomanduar të karantinës pas ekspozimit ndaj një personi pozitiv për COVID-19. Sipas një...

Rama bën bilancin e rindërtimit: Politikanët nuk janë të gjithë njësoj

Kryeministri Edi Rama, teksa ka bërë një bilanc të punës së deritanishme për rindërtimit në lidhje me demët e shkaktuara nga tërmeti, i është...