Plagosi ortakun, Allmuçaj kryen lëvizjen e radhës

Pas konfliktit të ndodhur paraditen e sotme, mes dy ortakëve të firmës së ndërtimit, ku mbeti i plagosur Sino Llanaj, është vetëdorëzuar në polici autori i ngjarjes Albert Allmuça.

Burimet bëjnë me dije se në deklaratën e dhënë në polici, Allmuça ka thënë se nuk e ka bërë ai plagosjen, dhe se nuk ka qenë fare i përfshirë në ngjarje.

Allmuça po merret në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në lidhje me ngjarjen dhe konfliktet që ka me të plagosurin.

Mendohet se konflikti mes dy ortakëve ishte i hershëm.

Kujtojmë gjithashtu se nga ky konflikt, përveç Llanajt mbeti i plagosur edhe roja i objektit dhe një këmbësor.