Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 23-vjeçar u plagos me thikë.
I dyshuari është shtetasi L.H.,18 vjeç, banues në Tiranë. Sipas raportit të policisë, gjatë një konflikti të ndodhur në rrugën “Besim Alla” dyshohet se 18-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin L. T.,23 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla” Tiranë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ndërkohë raportohet se i plagosuri aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/ Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës 23-vjeçarin, policia kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjea, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, falë veprimeve të mirëorganizuara, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
L.H.,18 vjeç banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas gjatë një konflikti , ndodhur në rrugën “Besim Alla” dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin L. T.,23 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla” Tiranë, duke i shkaktuar plagë të rënda i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.