Kronikë

Plagosi kryeplakun e fshatit pranë banesës, pranga 25 vjeçarit

               Publikuar në : 10:17 - 15/04/19 Enno

Një 25-vjeçar nga fshati Gribë i Korçës është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se plagosi me armë zjarri kryeplakun e fshatit.

Sipas policisë shtetasi me iniciale S.V është vetëdorëzuar në rajonin e policisë Korçë tre ditë më pas.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 12.04.2018 në fshatin Gribë, ku u plagos me armë zjarri shtetasi T.V., specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin S.V., 25 vjeç, nga Griba.

Shtetasi S.V. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V. dhe menjëherë pas ngjarjes u largua për t’u fshehur drejt qytetit të Korçës. Pas një pune të mirë-organizuar dhe intensive u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, u ushtruan kontrolle të shumta nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e DVP Korçë, e pas negociatave me familjarët, autori është vetë-dorëzuar në DVP Korçë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”, njofton policia.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT