Në qytetin e Shkodrës në muajin maj u plagos jashtë rrezikut për jetën me armë zjarri pistoletë shtetasi Nelson Hysa. Ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”, në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg” por në atë periudhë autori u largua dhe u shpall në kërkim.
Autori ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse mendohej se kishte dale jashtë vendit dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit mes policisë së Shkodrës, Interpol Tirana dhe autoriteteve policore malazeze, më datë 28.06.2017, u bë arrestimi në Malin e Zi dhe më pas deportimi në Shqipëri i shtetasit Kolë Progni, 25 vjeç, lindur në Salcë, Shkodër.
Progni akuzohet vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.