Dy minatorë janë plagosur ditën e sotme në minierën e kromit në zonën D. Personat e lënduar identifikohen me iniciale: A.S. dhe Sh.S.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë shërbimin mjekësor, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.