Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes Skënderbeut dhe Tiranës në Korçë. Janë kryeqytetasit që janë duke fituar në këto 45’ minuta të para falë golit të shënuar nga Edon Hasani. Një pjesë e parë e mirë, ku të dy skuadrat prodhuan shumë raste, por mungesa e tifozëve nuk e lejen që të përcjellë emocionet e duhura.
Në minutën e 20’ është zhbllokuar takimi, pas një krosimi në zonë nga e djathta, është Edon Hasani që godet mjaft mirë me kokë dhe topi përfundon në rrjetë.
Ndërsa në minutën e 26’ kapiteni Marco Radas prek një top me dorë gjatë një kundërsulmi, edhe pse ishte lojtari i fundit arbitri i tregon vetëm kartonin e verdhë. Futbollistët e Tiranës protestojnë, por arbitri nuk ndërron mendim.