Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë në “Elbasan Arena”, ku Shqipëria po përballet me Norvegjinë. Bie në sy që në minutat e parë një dominim nga miqtë, të cilët krijojnë dhe sulmojnë vazhdimisht. Panucci qëndron gjatë gjithë kohës në këmbë duke sfiduar edhe shiu e rrëmbyeshëm që bie në stadium, për të inkurajuar kuqezinjtë.
Shumë gabime në çdo repart dhe mungon një lidhje mes lojtarëve të cilët e kanë mjaft të vështirë të gjejnë njëri-tjetrin në fushë. Nordikët kanë një rast të artë në minutën ku Elyonousi del i vetëm para portës pas një aksioni mjaft të bukur, por që bllokohet nga Strakosha. Edhe ky i fundit ka bërë shumë gabime në pasime. Rasti më i mirë për djemtë e Panuccit ishte më Grezdën që shpërthen në të majtë dhe pason në zonë, por aty nuk është as Sadiku, as Roshi dhe as Xhaka.
Vlen të theksohet se kuqezinjtë nuk arritën asnjëherë që të godisnin portën e kundërshtarit, ndërsa ata ishin dominues dhe i vunë disa herë në rrezik. Kamer Qaka u dëmtua në fundin e pjesës së parë dhe Panucci vendosi të hedhë në fushë një tjetër lojtarë të ri, kapitenin e U-21, Keidi Bare.