E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Pipero ngre zërin: Të mbyllen baret dhe lokalet ose të respektojnë protokollet

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që të resëpektojnë protokollet për parandalimin e Covid-19.

Sipas tij, mjedisi, ku më së shumti qarkullon dhe përcillet virusi janë baret, kafetë, më pak restorantet.

Ai tha se nuk është për një karantinë të dytë por për respektim të masave.

“Së paku të mbyllen më herët. nëse baret dhe restorantet nuk respektojnë protokollet e distancave, ato bare që nuk i respektojnë të mbyllen një orë e më parë. Nuk është koha për të dëfryer por për të pasur kujdes. Kam parë dhjetëra lokale plot, brezi i ri, lozin, dëfrejnë me një kafe rrinë 4 orë. Të respektohet protokolli. Duhet të merret një masë.

Nuk jam për karantine të dytë apo një mbyllje të dytë. Nuk është ajo zgjidhja. pjesë e zgjidhjes është kjo që nuk është pjesë e zgjedhjes. Duhet medoemos të frenojmë transmetimin e virusit. Mosha 16-17-vjeçare që vetë në lokale nuk jeton vetëm, ka familje, shkon në shkollë. Duhet doemos që atje ku më së shumti qarkullon të frenohet. Përpara se të mendojmë bllokimin, kapacitetet e shtuara spitalore të respektojmë ato masa që janë të rëndësishme. E shoh të arsyeshme të ngre zërin sepse o sot o kurrë mund ta parandalojmë”, tha Pipero në ‘News 24’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Studimi: 25% e pacientëve me Covid, përjetojnë simptoma afatgjata të sëmundjes

‘Me një mik special’/ Rama i shkon në shtëpi ish-presidentit francez, Sarkozy

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy. Në takimin e zhvilluar në shtëpinë e Sarkozy në Paris, Rama...

Ka ndërhyrë Rusia në zgjedhjet e fundit? Ja si përgjigjet Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është pyetur nga gazetarët, nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale, ku ai...

”Ngrita çështjen e një Europe të lirë”/ Biden”: Putinit ia thashë të gjitha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Gjenevë, me...

Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

Nga: Ben Andoni Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk...

Italia në panik/ Alarm për bombë pranë stadiumit ku do luhet kundër Zvicrës

Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka...