Pipero jep sqarimin e fundit: Ja kush duhet të mbajë maskë në rrugë

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka dhënë sqarimin e radhës se kush duhet të mbajë maskën, dhe sa e rëndësishme është në këtë kohë pandemie.

Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Pipero tha se në rrugë nuk është e nevojshme maska. Një kujdes i shtuar është kur futemi në ambiente të mbyllura.

Pipero tha se policët duhet të mbajnë maskën kur janë në shërbim, pasi janë në komunikim me qytetarët.

Po kështu ai shtoi se me rikthimin e mësimit në universitete, pedagogët dhe studentët duhet të respektojnë të gjitha rregullat.

“Maskat duhet të vendosen në ambiente publike, nuk është e nevojshme të vendoset kur jeni në rrugë. Polici sigurisht duhet ta ketë. Duhet medoemos të mbahet maska me studentët kur jeni në ambiente të mbyllura”, u shpreh Pipero.