Pipero: Ditët e këqija ndoqën njëra-tjetrën, por pranvera do jetë optimiste

Mjeku i njohur Pëllumb Piepro teksa kujtoi se sa i vështirë ishte ky vit me pandeminë që ende është prezentë kudo, tha se se këto festa nuk janë dhe nuk duhet të jenë të trishtuara.

Ai shpreson se pranvera e ardhshme do jetë më e qetë dhe më optimiste.

“Në këto momente ne kemi ndarë , ky ka qenë dhe vazhdon të jetë vit i vështirë. Kujtoj ditët e fundit të shkurtit ku ishim të rrethuar me covidin po nuk e kishim prezent, mbaj mend 7-8 mars që u gdhimë me dy pacientë në infektiv dhe pastaj ditët ndoqën njëra tjetërn, por nuk ka mungua përkushtimi dhe besimi te një fitore e bluzave të bardha.

E them këtë sepse nuk është e thjeshtë të jetosh përditë me covid, për mjekët. Puna për të shpëtuar jetë, kolegët e mia e kanë parë me optiizëm përtje dhimbjes dhe atyre çfarë shihnim përditë.

E ndiejmë vetën krenarë, me gjithë të mirat dhe të këqijat e saj. Festat nuk do ti quaj të trishtuara thelbi është shfaqja vetëm mungon, nga sheshi në familje. Duhet të shohim të nesërmen, të ardhmen për të parë mundësinë për të fituar këtë beteje. Premtoj një pranverë më të qetë dhe optimiste,”- tha Pipero në Open.