Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pinpongu i gënjeshtrave Rama-Vuçiç

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pinpongu i gënjeshtrave Rama-Vuçiç

Nga: Andi Bushati

Të hënën në mbrëmje, në emisionin “Open”, i gjendur përballë zv/kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, i bëra atij një pyetje të thjeshtë: “Po bëhet shumë zhurmë në Tiranë lidhur me faktin se ideja e mini Shengenit përkrahet nga BE. A mund të na thoni ju që jeni i përfshirë në këtë proces, se nga kush mbështetet konkretisht”?

Nevoja për të sqaruar këtë pikë më vinte për disa arsye.

E para se kështu u spekulua për një kohë të gjatë edhe për marrëveshjen e ndarjes së Kosovës, sikur gjoja pas saj qëndronin amerikanët.

E dyta sepse shumëkush e ka etiketuar mini Shengenin si një karshillëk ndaj dështimit për të përparuar drejt BE.

Dhe e treta sepse Edi Rama është angazhuar në një propagandë të shfrenuar për mbrojtjen e idesë, që po çon përpara sëbashku me Vuçiçin, duke e paraqitur atë si një plan të dakortësuar me SHBA dhe BE.

Përgjigjja që mora ishte shumë më befasuese se sa e prisja. Me një seriozitet solemn, zoti Osmani u përgjigj: “Po, gjithçka është dakortësuar në Bruksel, nga Këshilli i koordinimit të Majlinda Bregut”.

Pra sipas tij, europiania kryesore që e paska mbështetur këtë nismë, paskësh qenë ish deputetja disidente e PD, që qeveria shqiptare e mbështeti për të marrë postin që mban.

Më shumë sesa kjo përgjigje, do të kuptoja nga intervista që presidenti serb Aleksandër Vuçiç, jepte të hënën në të njëjtën kohë në televizionin “O2”. Përgjigjet e tij qenë pa ekuivoke. Ai e ngritne në qiell Ramën se nuk po sillej si liderët kosovarë dhe përgëzonte vullnetin e kryeministrit tonë për të çuar me guxim përpara një ide, që nuk kishte një përkrahje entusiazte nga kryeqytetet europiane. Dhe si për të përforcuar këtë ngurim të Europës, Vuçiç shtonte: “Shumëkush në Europë nuk dëshiron që ballkanasit të vendosin për fatin e tyre”.

Pra dilema është e qartë: Kush gënjen, Vuçiç që thotë se Europa nuk do që ai me Ramën të vendosin vetë, apo kryeministri shqiptar që pretendon se mini Shengeni ka përkrahjen e plotë të Brukselit (shpresojmë mos i referohet thjeshtë Majlinda Bregut)?

Natyrisht, si “shqiptarë të mirë”, ne nuk kemi pse i marrim për 100% të vërteta thëniet e presidentit serb (ndonëse ai na foli më hapur edhe kur na tha troç se ideja e ndarjes së Kosovës ishte e tija).

Ne jemi në të drejtën tonë të besojmë se mund të jetë ai dhe jo Rama duke gënjyer këtë herë. Atij mund t’i volisë që për interesa të brendshme, për t’i folur elektoratit të vet antiperëndimor, të lërë të kuptohet se mini Shengenin e ka nisur si një inisiativë anti europiane.

Por, në këtë rast pak rëndësi ka se kush gënjen. Me interes është një pyetje tjetër: A mund të merret seriozisht një proces përafrimi ku Rama i flet krejt ndryshe shqiptarëve dhe Vuçiç u prezanton komplet të kundërtën serbëve? A mund të ndërtohet besimi tek dy liderë, që deri dje pikturonin një rajon më të mirë, duke përforcuar kufijtë etnikë dhe duke ngritur mure, ndërsa sot predikojnë merkullinë duke rrëzuar kufijtë dhe muret?

Natyrisht, besimi tek këta dy autokratë është zero dhe të gjithë e kanë kuptuar se ata janë të gatshëm të luajnë çdo lojë, boll që të ruajnë, me ndihmën e njëri- tjetrit, skeptrin e liderit të madh që vendos për Ballkanin. Dhe pikërisht se procedojnë në këtë mënyrë, ata shkatërrojnë kredibilitetin e çdo nisme që ndërmarrin, madje edhe të atyre që besojnë tek katër kolonat e lëvizjes së lirë, por nuk janë dakort me mënyrën banale se si po iu shitet ajo.

Tags: Aleksandar VuçiçANDI BUSHATIedi ramakoment

TË LIDHURA

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Next Post
Habit futbollisti i njohur, martohet pa ftuar asnjë nga shokët e skuadrës

Habit futbollisti i njohur, martohet pa ftuar asnjë nga shokët e skuadrës

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, Rama viziton në banesën e re familjen Belegu

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, Rama viziton në banesën e re familjen Belegu

Humbi zgjedhjet, ja ku ‘fshihet’ Ramush Haradinaj

“E dënon Kosovën me 13 milionë euro në vit”/ Haradinaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com