E hënë, 26 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Pija magjike që e përgatisni vetë, ju mban në formë çdo ditë

Edhe pse mundoheni ta fshihni duke veshur bluza të gjera apo duke përdorur korse, ju e dini që ai është aty dhe mjafton një fustan i ngjitur pas trupit për ta vënë në dukje. Është armiku i dytë i femrave pas celulitit dhe si çdo armik duhet luftuar.

Po flasim për dhjamin e tepërt rreth barkut, që edhe pse nuk na pëlqen ta pranojmë është një problem që prek të paktën një herë në jetë thuajse 70% të femrave në mbarë botën. Mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi i përpunuar dhe aspak i shëndetshëm dhe abuzimi me alkoolin janë disa prej shkaktarëve që çojnë në shfaqjen e tij.

Por nëse keni menduar se ky problem është vetëm estetik gaboheni rëndë, pasi dhjami i tepërt rreth barkut krijon terren për shumë problematika shëndetësore si: sëmundjet kardiake, hiperstensioni dhe kolesteroli i lartë në gjak. Living ju propozon një recetë shumë interesante, një lëng magjik që shkrin dhjamin e tepërt rreth barkut dhe çhelmon trupin tuaj. 

Përbërësit: 2 kastravecë të vegjël, 1 tufë majdanoz, 2 kokrra limon, 1 gotë ujë i vakët, 200 gr spinaq dhe një lugë çaji xhinxher pluhur.
Përgatitja: Lani fillimisht të gjithë përbërësit dhe lërini të kullojnë. Merrni kastravecat dhe pritini sipas dëshirës, më pas kalojini në frulator duke shtuar përbërësit e tjerë limonin (me gjithë lëkurë), spinaqin dhe majdanozin. Pasi të shhni se të gjithë përbërësit janë shpërbëre, kontrolloni në qoftë se masa është e trashë e viskoze dhe shtoni gradualisht pak ujë dhe në fund xhinxherin. Kjo pije këshillohet të pihet në mëngjes esëll dhe para se të flini gjumë për një muaj rresht. Ajo jo vetëm do të shkijë dhjamin e tepërt rreth barkut, por do i sjellë trupit tuaj shumë përfitime pozitive :
– Nxit rritjen e metabolizmit.
– Çhelmon organizmin dhe heq toksinat rreth zonës së barkut
– Pastron veshkat dhe detoksifikon mëlçinë
– Lehtëson procesin e trejtjes dhe si rrjedhojë vret bakteret

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një pasuri e vogël që provokon dhe turpëron të mëdhatë e paligjshme

Nga Preç Zogaj Agjencia kundër Korrupsionit në Kosovë publikoi para pak kohësh deklaratën e pasurisë së Kryeministrit Albin Kurti për vitin 2020. Gjithsej 529 euro...

Tokio/ 13 vjeçarja japoneze fiton medaljen e arit në ‘skateboard’ për femra

Ari i parë olimpik në ‘skateboard’ për femra iu dha 13-vjeçaries japoneze Momiji Nishiya në eventin në dëborë në Ariake Sports Park. Nishiya shënoi 15.26...

Gjykata e Lartë me 8 anëtarë, Meta firmos dekretin për gjyqtarin Artur Kalaja

Nga dita e sotme, Gjykata e Lartë përbëhet nga 8 anëtarë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e gjyqtarit Artur...

Merkato/ Juventusi do lojtarin e Junajtidit, vlen 50 milion

Juventusi ka nevojë për një sulmues, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Kristiano Ronaldon, prandaj vëmendja kthehet te flaka e vjetër, tek një...

Drejt vaksinimit të detyrueshëm? Çfarë vendimi është marrë për shkollat

Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka dhënë komentin e saj se si mund të procedohet...