E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Pësoi sulm në zemër pak ditë më parë, ndahet nga jeta futbollisti 24-vjeçar

Një lajm i dhimbshëm është raportuar ditën e sotme nga Portugalia. Futbollisti 24-vjeçar Aleks Apolinario ka ndërruar jetë, pas sulmit në zemër që pësoi disa ditë më parë, teksa ishte duke luajtur me skuadrën e tij.

24-vjeçari u shemb në fushë gjatë ndeshjes mes Alvercës dhe Almerias në Ligën e Tretë të Portugalisë. Ai u transferua me urgjencë në spital, teksa nuk arriti të fitonte betejën me jetën.

Lajmi për ndarjen nga jeta të tij u konfirmua nga klubi portugez i Alvercës nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

“Me keqardhje të thellë ju informojmë se këtë mëngjes, sipas informacionit të siguruar nga stafi mjekësor i Spitalit Villa Franca de Cira, futbollistë ynë Aleks Apolinario vdiq. FC Alverca do të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjen e tij. Në këtë moment zie, të gjitha aktivitetet e klubit anulohen”, njoftoi klubi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...