E enjte, 16 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Pesë faktet që mund të mos i dini rreth historisë së futbollit

  1. Kur u luajt për herë të parë futboll siç e shohim sot?

Një moment kyç në zhvillimin e sportit më popullor në botë, ishte në tetorin e vitit 1863, kur përfaqësues nga një duzinë shkollash dhe klubesh angleze, u takuan në Tavernën e Frimasonëve në Londër, për të formuar Shoqatën e Futbollit. Në atë takim u ra dakord për një sërë rregullash zyrtare, nën të cilat mund ta luanin të gjithë këtë lojë.

  1. Cila ishte historia e futbollit para atij momenti historik?

Loja kishte ndryshuar shumë nga “futbolli i turmave” që luhej në Mesjetës kur zakonisht grupe të mëdha burrash do të ndesheshin me njëri-tjetrin në 2 grupe të mëdha për ta zhvendosur një top nga njëri skaj i një fshati në tjetrin.

Në fillim të shekullit XIX-të, në shkollat publike nisën të luheshin ndeshjet e para të organizuara me rregulla të përcaktuara qartë. Gjithsesi, secila shkollë kishte kodin e saj të veçantë, gjë që e bënte problematik organizimin e ndeshjeve konkurruese. Dallimet përfshinin sasinë e ndërhyrjeve që lejoheshin në çështjen e “trukeve”,një zakon mesjetar që lejon goditjen e këmbëve të një kundërshtari.

  1. Mbi çfarë rregullash u ra dakord në vitin 1863?

Në takimin e lartpërmendur u ra dakord mbi 14 rregulla,duke përfshirë gjatësinë e fushës së lojës, madhësinë e portës,dhe mbi një formë të hershme të pozicionit jashtë loje. Numri i lojtarëve në një ekip nuk ishte përcaktuar ende, dhe ishte akoma e mundur të pretendohej një “kapje e ndershme” me dorë e topit (si në Manualin e Futbollit të sotëm Australian). U ndalua goditja në këmbë e kundërshtarit, një vendim që nxiti protestën e Blackheath Club.

  1. Si u zhvilluan rregullat e futbollit?

Rregullat e miratuara në vitin 1863 nuk ishin të vetmet që hynë në fuqi. Në Kembrixh u bënë përpjekje për të kodifikuar rregullat, edhe pse disa klube luanin ende sipas rregullave të formuluara në Shefilld 6 vjet më parë, në vitin 1857. Në 1877 u bashkuan të dyja rregulloret në një të vetme. Kupa e parë e futbollit në botë, FA Challenge u organizua në sezonin 1871-1872, dhe popullariteti në rritje i sportit në veri të Anglisë solli edhe formimin e Ligës Angleze të Futbollit në vitin 1888.

  1. Kur u organizua ndeshja e parë ndërkombëtare e futbollit?

Ndeshjet midis lojtarëve anglezë dhe atyre skocezë me banim në Londër, janë luajtur në kryeqytetin britanike që në vitet 1870-1872. Por ndeshja e parë zyrtare ndërkombëtare e futbollit midis vendeve u organizua në “West of Scotland Cricket Ground” në Ditën e Shën Endrjut në vitin 1872. E ndjekur nga mbi 4.000 spektatorë, ndeshja përfundoi në një barazim 0-0, edhe pse Skocia ishte më afër fitores, kur topi u ndal nga traversa.

Burimi i lajmit: https://www.historyextra.com/period/victorian/facts-birth-football-history-first-international-match/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....