E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Përzierja e vaksinave anti-covid? OBSH paralajmëron: Është e rrezikshme

Shkencëtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Soumya Swaminathan, ka këshilluar qytetarët në të gjithë botën që të mos i përziejnë vaksinat kundër Covid-19 nga prodhues të ndryshëm, duke theksuar se një vendim të tillë mund ta marrin vetëm zyrtarët e shëndetësisë.

“Është një trend paksa i rrezikshëm. Do të jetë një situatë kaotike në vende, nëse qytetarët fillojnë të vendosin se kur dhe kush do të marrë dozën e dytë, tretën dhe të katërtën”, tha ajo.

Swaminathan e ka cilësuar përzierjen e vaksinave si një zonë “pa të dhëna”, por më pas ka shpjeguar këtë deklaratë të saj, shkruan The Indian Express.

“Individët nuk duhet të vendosin vetë, kjo u takon agjencive të shëndetit publik bazuar në të dhënat e disponueshme. Imunizimi dhe siguria duhet të vlerësohen”, u shpreh shkencëtarja.

“Grupi Strategjik Këshillimor i OBSH-së për vaksinat, tha në qershor se vaksina Pfizer mund të përdoret si dozë e dytë pas një dozë fillestare të AstraZeneca, nëse kjo e fundit nuk është e disponueshme.

Një provë klinike e udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit në Britaninë e madhe është duke vazhduar studimin për përzierjen e vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

Në njoftimin zyrtar nga policia u tha se shtetasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua, për vrasjen e Romeo Hasalla, 30-vjeç, dy ditë më parë. Po...