Rajoni

Përvjetori historik/ Bill Clinton pritet të vizitojë për herë të katërt Kosovën

               Publikuar në : 18:28 - 10/06/19 Enno

Në kuadër të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, ish-presidenti amerikan Bill Clinton do të bëjë një vizitë zyrtare në Kosovë më datën 12 qershor.

Vlen për t’u përmendur se kjo do të jetë hera e katërt që Clinton do të vizitojë shtetin në fjalë, raporton “Indeksonline”.

Sipas Këshillit Organizativ ish-presidenti do të mbajë një fjalim në Tubimin Qendror.

Njoftimi i plotë:

“Më 12 qershor 2019-të Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë.

Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Data: E mërkurë, 12 Qershor 2019

Vendi: Sheshi “Skënderbeu”

Koha: 11: 00

Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar Presidentin Clinton për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes në Kosovë dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në tërë rajonin”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT