Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Përveç Ukrainës, nisin sulmet me raketa mes dy shteteve të tjera

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant

Izraeli ka kryer sulmet e tij të para ajrore në Rripin e Gazës, si përgjigje ndaj një rakete të lëshuar nga enklava palestineze, ndërsa tensionet u rritën pas një fundjave dhune rreth një vendi të shenjtë të Jeruzalemit.

Sirenat paralajmëruese ranë në jug të Izraelit të hënën mbrëma, pasi raketa u lëshua nga enklava e kontrolluar nga grupi islamik Hamas, incidenti i parë i tillë që nga fillimi i janarit. Predha u rrëzua në det pranë Tel Avivit.

“Një raketë u hodh nga Rripi i Gazës në territorin izraelit. Raketa u kap nga sistemi i mbrojtjes ajrore Iron Dome”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Disa orë më vonë, forcat ajrore izraelite thanë se kishin goditur një vend të prodhimit të armëve të Hamasit, në shenjë hakmarrje.

Hamasi pretendoi se kishte përdorur “mbrojtjen e tij kundërajrore” për të kundërshtuar sulmet ajrore, të cilat nuk shkaktuan viktima, sipas dëshmitarëve dhe burimeve të sigurisë në Gaza.

Asnjë fraksion në enklavën prej 2.3 milionë banorësh nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin me raketa. Izraeli e konsideron Hamasin përgjegjës për të gjitha raketat nga Izraeli dhe zakonisht kryen sulme ajrore si kundërpërgjigje.

Incidenti pasoi një fundjavë të dhunës izraelito-palestineze në dhe rreth kompleksit të xhamisë al-Aksa të Jerusalemit, në të cilën u plagosën më shumë se 170 njerëz, kryesisht demonstrues palestinezë. Burime diplomatike thanë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbante një seancë të martën, për të diskutuar rritjen e dhunës. Dhuna e ngjashme në Jerusalem rreth të njëjtës kohë të vitit të kaluar, shkaktoi sulme të përsëritura me raketa të Hamasit drejt Izraelit që u përshkallëzua në një luftë 11-ditore.

Rritja e tensioneve përkon me muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit, dhe festën hebraike të Pashkës. Kompleksi i xhamisë Al-Aksa është i njohur për hebrenjtë si Mali i Tempullit. Është vendi më i shenjtë në Judaizëm dhe i treti më i shenjtë në Islam. Palestinezët janë zemëruar nga vizitat e përsëritura në vend nga adhuruesit hebrenj, të cilëve u lejohet të hyjnë, por nuk mund të luten atje. Qeveria e Naftali Bennett ka deklaruar vazhdimisht se forcat izraelite të sigurisë kanë një “dorë të lirë” për t’u marrë me demonstruesit.

Hamasi kishte paralajmëruar të dielën se “al-Aksa është e jona dhe vetëm e jona” dhe u betua të mbronte të drejtën e palestinezëve për t’u lutur atje.

Shkëmbimet e zjarrit në Gaza dhe përleshjet al-Aksa pasuan një shpërthim dhune, duke përfshirë katër sulme vdekjeprurëse që nga fundi i marsit në shtetin hebre nga palestinezët dhe arabët izraelitë që morën 14 jetë, kryesisht civilë.

23 palestinezë janë vrarë në dhunën që nga 22 marsi, duke përfshirë sulmuesit që synonin izraelitët, sipas një raporti të AFP. Ato përfshijnë Hanan Khudur, një grua palestineze 18-vjeçare e cila vdiq të hënën pasi u qëllua nga forcat izraelite në fshatin Faquaa, pranë qytetit të Jeninit.

Izraeli ka derdhur forca shtesë në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ned Price, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, tha të hënën se Uashingtoni ishte “thellësisht i shqetësuar” për rritjen e tensioneve dhe se zyrtarët e lartë amerikanë kishin qenë në kontakt me homologët e tyre nga Izraeli, Autoriteti Palestinez dhe kombet arabe.

“Ne u kemi kërkuar të gjitha palëve të ruajnë status quo-në historike” në kompleksin al-Aksa dhe të shmangin hapat “provokues”, tha ai.

Jordania thirri të hënën të ngarkuarin me punë izraelite “për të dhënë një mesazh proteste për shkeljet e paligjshme dhe provokuese izraelite në xhaminë e bekuar al-Aksa”, tha ministria e saj e Jashtme në një deklaratë.

Jordania shërben si kujdestar i vendeve të shenjta në Jerusalemin Lindor, duke përfshirë Qytetin e Vjetër, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967 dhe më vonë e aneksoi në një lëvizje që nuk njihet nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Bennett të hënën denoncoi atë që ai e quajti një “fushatë nxitëse të udhëhequr nga Hamasi” dhe tha se Izraeli po bënte “gjithçka” për të siguruar që njerëzit e të gjitha besimeve të mund të adhuronin të sigurtë në Jerusalem. “Ne presim që të gjithë të mos bashkohen me gënjeshtrat dhe sigurisht të mos inkurajojnë dhunën kundër hebrenjve,” tha ai, në një referencë për Jordaninë.

Bennett po përballet me një krizë politike në vend, pasi koalicioni i tij ideologjikisht i ndryshëm humbi shumicën prej një vendi në Knesset, parlamentin izraelit prej 120 vendesh, pothuajse një vit pasi ai formoi me kujdes një qeveri së bashku.

Të dielën, Raam, partia e parë arabo-izraelite që ishte pjesë e një qeverie izraelite, tha se po pezullonte anëtarësimin e saj për shkak të dhunës në Jerusalem.

Burimi i lajmit: The Guardian. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: IzraelijeruzalemRripi i Gazes

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

Kush e ka radhën? Lituanezët përgatiten për sulm potencial rus

“Për kë bleu vota Aqif Rakipi?”, Basha: Rama, mburoja e “non gratave”

Ja si diktatorët bëhen viktima të iluzioneve të tyre







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com