Grabitet me armë zjarri një postë në Fushë Bulqizë. Mësohet se disa persona të paidentifikuar të kenë grabitur nën kërcënimin e armëve të zjarrit, një shumë prej 2 milionë lekësh, raporton BalkanWeb.
Ndërkohë policia ka arritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Deri më tani nuk dihet asgjë sa i përket identitetit të grabitësve dhe se sa vetë ishin ata.