Forcat azerbajxhanase dhe armene janë përfshirë në luftime të ashpra, mbi territorin e kontestueshëm të Nagorno Karabakut.
Luftimet e fundit shënojnë përshkallëzimin më të madh të konfliktit disa dekadësh mbi rajonin, i cili është njohur ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por kontrollohet nga separatistët etnikë armenë me lidhje të ngushta me Jerevanin.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, është shprehur se Turqia ka një pozicion të fuqishëm në bashkësinë ndërkombëtare. Ai ka kërkuar nga Turqia që të marrë pjesë në procesin e zgjidhjes në Karabak.
“Armenia, duke sulmuar territoret e Azerbajxhanit po përpiqet të tërheqë në luftë Rusinë. Falë dronëve (SIHA) të nivelit të lartë të Turqisë, janë pakësuar humbjet e jetëve. Këto dronë tregojnë potencialin e Turqisë, kjo na forcon”, ka thënë ai.