E shtunë, 19 Shtator, 2020
31 C
Tirana

Përse po mendohet Ilir Meta

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Mikroçipe në vaksinat anti-Covid? Ja çfarë thotë miliarderi amerikan Bill Gejts

Ai ka investuar shuma të mëdha parash, në përpjekje për të gjetur një vaksinë kundër koronavirusit, por ai është gjithashtu një objektiv i preferuar...

Forcat ‘Shqiponja’, FNSH-ja dhe RENEA ‘blindojnë’ vendin, 9 persona në pranga

Policia e Shtetit ka përcjellë të dhënat lidhur me operacionet që ka zhvilluar në mbarë vendin, sa i takon goditjes së veprimtarisë kriminale. Raportohet...

Dy letra të rralla/ Publikohet për herë të parë letërkëmbimi mes kreut të sapozgjedhur të Regjencës Mehdi Frashëri dhe Myslim Pezës

Nga: Marenglen KASMI Sot mbushen 78 vjet nga mbajtja e Konferencës së Pezës më 16 shtator 1942. Konferenca u mbajt në katundin Pezë, sikurse mori...

Ekzekutimi i Bujar Çelës/ 50-vjeçari u qëllua me 21 plumba nga tre armë me silenciator

Dalin në dritë detaje të tjera lidhur me ekzekutimin e Bujar Çelës mëngjesin e sotëm në Elbasan. Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se viktima...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Rama rikthen Bushatin, i propozon pozicionin e rëndësishëm

Rama ka propozuar që Komisioneri i Lirisë së Medias në OSBE, Harlem Desir, të largohet nga detyra dhe vendin e tij ta marrë Ditmir...

Pamjet drithëruese/ Vinçi gjigant rrëzohet papritur, brenda ndodhej edhe një punonjës

Pamje të frikshme janë regjistruar në Portin e Velencias në Spanjë, teksa një vinç 55 metra i lartë është rrëzuar, pasi u godit nga...

Arrestohet në Dubai bashkëshorti i Suada Sherifit, jeta e ish-Miss Shqipërisë pas mbylljes së qendrës estetike (FOTO)

Bashkëshorti i Suada Sherifit, Eldi Dizdari është vënë në pranga në Dubai. Arrestimi i tij është pjesë e një prej operacioneve ndërkombëtare më të...

Më e keqja s’ka kaluar ende. Dalin pamjet tronditëse të katastrofës në ishujt grekë (FOTO-VIDEO)

Sikundër ishte paralajmëruar edhe më herët, ishujt grekë janë prekur nga cikloni “Ianos”. Autoritetet greke njoftojnë se në 6-9 orët në vazhdim, do të...

Nga Mero Baze

Disa muaj më parë Presidenti Ilir Meta deklaroi se mezi priste të miratoheshin në Kuvend amendamentet e Kodit Zgjedhor dhe do të shpallte datën e zgjedhjeve.

Ndryshimet kaluan, si ato për të cilat u ra dakord me Partinë Demokratike dhe ato me të cilat u ra dakord me opozitën parlamentare.

Prej asaj dite Ilir Meta nuk ka më reagime për datën e zgjedhjeve.

Ka premtuar disa herë si nën dhëmbë se do shpërndajë Parlamentin (nuk dihet se si), pastaj ka premtuar se do marrë popullin e 2 Marsit dhe do ta nxjerrë në rrugë në shtator, por më tej nuk ka reagime për datën e zgjedhjeve.

Përse po mendohet Ilir Meta?

Ajo që është e dukshme jo vetëm tek ai, por dhe tek gjithë LSI, është fakti që atyre u pëlqen dhe u interesojnë, më shumë se kujtdo tjetër, ndryshimet kushtetuese dhe koalicionet paraelektorale me listë të përbashkët, por këtë nuk duan ta shprehin.

Kujdesi i tyre, të bëjnë sikur janë dhe ata të pakënaqur si Basha, duket që larg. Ndërkohë LSI ka nisur punën të bëjë skemën e përqindjeve që i takon në listën e përbashkët dhe shfrytëzimin e listave të hapura, për të krijuar një epërsi politike ndaj PD.

Ky është rasti i vetëm që LSI, duke hyrë në një listë të përbashkët me PD, mund t’i përafrohet asaj me numër deputetësh. Në një parti si LSI, ku vota merret dhe kërkohet individualisht, për interesa financiare, listat e hapura do të jenë një masakër e LSI në kurriz të PD, brenda koalicionit.

Së dyti Ilir Meta po bën sikur mendohet pasi po pret që Këshilli Politik t’i përfundojë gjithë procedurat e amendamenteve në Kodin Zgjedhor, dhe ai të sigurohet që do të kemi një listë të përbashkët koalicioni, e hapur 100 për qind, dhe me një prag natyral në çdo qark. Kjo është parakusht për të, që të ndërtojë strategjinë e LSI në raport me PD.

Lexo edhe :   'I hapur për çdo pyetje', nga nesër Meta rinis konferencat me gazetarët
Lexo edhe :   Një lutje për kolegët nga Kosova, kur pyesin Berishën

Në rast se PD nuk ja pranon këto kushte, LSI mund të formojë një koalicion të ri më vete, me partitë e vogla që në këtë rast i shërbejnë për të fuqizuar veten.

Së treti, Ilir Meta po mendohet për dekretimin e zgjedhjeve, pasi kërkon të shikojë skemën e ndërtimit të KQZ, zgjedhjen e kryekomisionerit të zgjedhjeve dhe strukturave të tjera, ku ai pret të diktojë njerëzit e tij.

Në gjithë këtë proces, ai po përgjon si “skifter” për të kapur ato hallka që i duhen dhe për t’i imponuar pastaj PD-së, listën e përbashkët, ose koalicion më vete.

Koalicioni më vete e bën të pashpresë PD-në për koalicion paszgjedhor, ndërsa lista e përbashkët e bën të pashpresë për një fitore të PD. E gjendur mes dy zjarresh PD, bën sikur po merret me kandidatët e saj, por në fakt ajo duhet të merret me gjysmën e kandidatëve, se gjysmën tjetër do të detyrohet t’ua ofrojë aleatëve.

Ndaj dhe Ilir Meta po bën sikur nuk e ka mendjen tek premtimi që ka bërë se do të dekretonte menjëherë zgjedhjet, sapo të votohej në Parlament. Se tani i ka ikur dhe e drejta t’i dekretojë dy herë, se e bëri një provë e nuk e njohën as të vetët. /gazetatema

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U helmua me Novichok, opozitari rus publikon foto nga spitali

Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, ka publikuar një fotografi duke zbritur shkallët në rrjetet sociale, pesë ditë pasi doli nga reanimacioni në spital. “Më lejoni...

A kanë burrat dhe gratë “orë biologjike” të ndryshme

Qëndrimi zgjuar natën dhe aftësia për fjetur gjatë ditës, shkon kundër ritmit tonë natyror cirkadian ose siç njihen më thjesht “orës biologjike”. Por disa...

Komandanti iranian paralajmëron SHBA-në për hakmarrje për ekzekutimin e Soleimanit

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, ka paralajmëruar se do të marrë hak ndaj të gjithë personave të përfshirë në vrasjen e...

Bilanci/ Sërish numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

A na mbrojnë syzet nga koronavirusi? Çfarë thonë ekspertët

Nga Simon Kolstoe “The Conversation” Studiuesit në Kinë, kanë zbuluar se njerëzit që mbajnë syze, duket se janë më pak të rrezikuar për t’u prekur...