E martë, 2 Mars, 2021
9 C
Tirana

Përse është e rëndësishme të marrësh frymë mirë

Të dish të marrësh frymë mirë i shërben mirëqenies psikofizike. Le të shohim se si te mësojmë frymëmarrjen e duhur dhe pse ndihmon veçanërisht në këto kohë të #unerrineshtepi.

Ankthi, stresi, pagjumësia. E dimë tani: qëndrimi në shtëpi për të luftuar koronavirusin mund të shkaktojë shqetësime psikologjike me kalimin e kohës.

Ndër këshillat e ekspertëve për të na ndihmuar të ndihemi më mirë, përveç leximit, ushtrimit dhe të ngrënit siç duhet, ekziston edhe mundësia për të mësuar, një herë e përgjithmonë, të marrim frymë si duhet.

Pa oksigjen, nuk mund të digjen lëndët ushqyese dhe të kemi energji. Dhe nëse nuk mund të eliminonim dioksidin e karbonit të prodhuar nga proceset e djegies qelizore, ne do të intoksikohemi “, – tha Salvatore Bellofiore, president i grupit të studimit mbi patofiziologjinë e frymëmarrjes të Shoqatës Italiane të Pulmonologjisë.

Shkurt, frymëmarrja i jep ritëm jetës. Dhe kur e bëni me vështirësi, duhet ta rregulloni me kuren e frymëmarrjes.

Duke u ndalur pak më shumë në atë se si thithim dhe nxjerrim ajrin, mund të të ndihmojmë të jetosh më mirë: idealja do të ishte frymëmarrja e thellë diafragmatike, në të cilën rritet kohëzgjatja dhe gjerësia e frymëmarrjes, duke përmirësuar oksigjenimin e indeve.

Për të kuptuar nëse merrni frymë me diafragmën ose në një mënyrë më sipërfaqësore mjafton të vini një dorë në bark dhe një në gjoks: e para duhet të ngrihet gjatë frymëmarjes, e dyta nuk duhet.

Efektet? Përveç kontrollit të ankthit dhe emocioneve negative, frymëmarrja gjithashtu sjell pasoja pozitive në cilësinë e gjumit, përmirëson automatikisht sjelljen dhe lehtëson kontraktimet dhe dhimbjet në shpinë dhe qafë.

Jo vetëm kaq: me më shumë oksigjen të disponueshëm të gjitha indet dhe organet funksionojnë më mirë, nga muskujt në sistemin tretës, nga sistemi imunitar në tru.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 467 raste të reja në 24 orë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Covid-19/ Brataj: Treguesit janë brenda normave, ora e darkës ishte e tmerrshme

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar këtë të hënë në A2 nga ku foli për situatën e pandemisë në vendin tonë...

Kryemadhi: Do denoncoj me fakte si Rama manipuloi zgjedhjet e 2017-ës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion”, pasi u shpreh se brenda 2 ditësh do të denoncojë...

Kryemadhi: Me marrëveshjen e sotme, Rama nuk del as i katërti në zgjedhje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se marrëveshja e sotme e nënshkruar mes PD-së dhe LSI-së, i ka hequr të drejtën Ramës për...

Berisha: Basha do të marrë 25-26 mandate në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha beson se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do marrë më shumë vota se ai vetë kur drejtonte këtë forcë politike. I...

Mbërrijnë mbi 15 mijë doza nga Pfizer, Rama: Bëni durim

Mbrëmjen e sotme mbërritën 15 mijë e 210 doza të vaksinës anti-covid nga kompania Pfizer. Pasi fillimisht Ministria e Shëndetësisë deklaroi se u shty ardhja...