Ditët e fundit, vendi është përfshirë nga tensionet politike në prag të zgjedhjeve parlamemntare të 25 prillit.
Për gazetarin Artan Hixha, ë Shqipëri nuk është krimi që detyron politikën për të hyrë në parlament, por janë këta të fundit që e thërrasin për të bashkëpunuar për të siguruar pushtetin.
I ftuar në emisionin Log, Hoxha tregoi edhe një histori nga viti 1996 në Çorovodë.
Artan Hoxha: “Në 1996 shteti funksiononte si bandë, përveç atyre që solli nga bota e krimit. Unë nuk kam votuar më nga 1996. E kam deklaruar edhe herë tjetër, kam votuar 7 herë brenda asaj dite. Kisha një letërnjoftim që e kisha marrë para viteve ’90.