E martë, 23 Shkurt, 2021
11 C
Tirana

Përplasjet për ‘sistemin raketor rus’, Turqia kërcënon SHBA-në

“Nëse SHBA-ja do të vendosë sanksione kundër nesh, ne do të kundërpërgjigjemi”. Këto janë disa fjalët e ministrit të Punëve të Jashtme Turke, Mevlut Cavusoglu, për blerjet e sistemit raketor rus nga ana e Turqisë.

Sipas tij, Turqia do të vendosë sanksione hakmarrëse ndaj Shteteve të Bashkuara, nëse ato e ndëshkojnë Turqinë për blerjen e sistemit raketor rus “S-400”. Gjithashtu, ai ka pohuar për mediat se Turqia ka arritur një marrëveshje me Britaninë e Madhe për blerjen e aeroplanëve luftarakë.

Nga ana tjetër, Uashangtoni pritet të bëjë sot lëvizjen e radhës kundër Turqisë. Ligjvënësit amerikanë do të votojnë një rezolutë, e cila parashikon sanksione kundër Turqisë për shkak të blerjes së sistemit rus “S-400”.

Gjermani, Berlini shpall emergjencën klimatike

“Ligjvënësit amerikanë duhet të kuptojnë se nuk do të arrijnë askund përmes imponimeve. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë qasje pozitive ndaj nesh, ne do të reagojmë gjithashtu pozitivisht. Por, nëse ata marrin masa negative, atëherë ne do t’ua kthejmë ato”, tha Cavusoglu.

Uashingtoni thotë se sistemi “S-400” paraqet kërcënim për aeroplanët luftarakë të tipit F-35 dhe se nuk mund të integrohet në sistemet mbrojtëse të NATO-s. Si kundërpërgjigje për këtë blerje, Shtetet e Bashkuara e kanë ndërprerë programin e përbashkët me Turqinë për aeroplanët F-35, shkruan “Reuters”.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara viteve të fundit janë tensionuar kohë pas kohe edhe për çështje të tjera, përfshirë përkrahjen që amerikanët ua kanë dhënë forcave kurde në Siri, shkruan “Reuters”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha: Taksa e sheshtë 9%, çlirim për financat e sipërmarrjes shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se ulja e taksës nga 15 në 9%, do të çlirojë financat e sipërmarjes shqiptare. Teksa publikoi një...

Brataj vaksinoi shoferin personal? Urgjenca Kombëtare reagon pas akuzave

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar sot pas lajmit të publikuar në rrjetet sociale për vaksinimin e një shoferi të këtij institucioni. QKUM shprehet...

Detaje të reja për vdekjen e Maradonës, hetuesit përfshijnë dhe dy të dyshuar

Në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonas janë përfshirë edhe dy të dyshuar të tjerë. Ata janë Nensi Forlini, ekzekutive e kompanisë së...

Vrasja e dyfishtë për drogë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir

Pesë muaj nga vrasja e Vilson Çutajt dhe Klemend Pepajt në Malësi të Madhe, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet duke gjetur vetëm një...

Koronavirusi/ Më shumë të shëruar se të infektuar, por kurba mbetet e lartë

Kurba e koronavirusit vijon të mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.021 raste të reja, nga 3.258 testime të...