E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Përplasje rreth Gjykatës së Posaçme në parlamentin e Kosovës (Video)

Tensione deri në përplasje fizike, përshkuan debatin e sotëm në parlamentin e Kosovës rreth Gjykatës së Posaçme për krime lufte, me seli në Hagë, ndonëse kjo çështje nuk ishte në rend dite.

Tensionet u rritën pasi që ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, foli për kërkesat drejtuar asaj ditëve të fundit për dorëheqje, lidhur me deklarimet e mëhershme për çështjen e vrasjeve të pandriçuara të periudhës së pasluftës në Kosovë.

“Kjo Gjykatë Speciale në Hagë nuk është e instaluar nga Serbia, Gjykata Speciale në Hagë është instaluar nga ju. Pse është instaluar nga ju? Sepse ju jo vetëm që nuk i keni luftuar, nuk keni ndërmarr asgjë për dënimin dhe gjykimin e krimeve të pasluftës. Jo vetëm që asgjë nuk keni ndërmarr për gjykimin dhe dënimin e krimeve pasluftës por ju jeni munduar ta evitoni gjykimin e krimeve në Kosovë dhe ju jeni ata që në këtë formë e keni bërë të mundur Gjykatën Speciale”, tha ajo, duke theksuar se Gjykata e Posaçme është krijuar nga Partia Demokratike sa ishte në pushtet.

“Ju, pikërisht ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj sot ndodhen në Hagë. Ju duke mohuar të vërtetën nuk do ta zgjidhni këtë çështje. Bëhuni serioz, bëhuni opozitë serioze dhe konfrontohuni me të vërtetën tuaj dhe mos i mashtroni votuesit tuaj”, tha ajo, duke nxitur reagimin e rreptë të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Është turp për ty, është marre për ty. Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë. Ti nuk më përfaqëson mu, ti je turpi më i madh. Sot nëse do të kishim një kryeministër përgjegjës, sot duhet me të shkarku, as edhe një minutë ti nuk duhesh të jesh ministre e jashtme. Ky është turpi më i madh që ndodh me këtë vend, prandaj i bëjmë thirrje kryeministrit që ti nuk mundesh të qëndrosh në këtë sallë, ti duhet me ec, ti nuk e përfaqëson qytetarin e Kosovës”, tha shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri.

Ndërsa deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, i kërkoi ministres Gërvalla të tregojë nëse është dëshmitare në Gjykatën e Posaçme.

Lexo edhe :   Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

“E kam thënë edhe në të kaluarën ka pas deputetë të Vetëvendosjes që kanë pagu dhe financu raporte kundër UÇK-së dhe tash po del edhe ministrja haptazi me atë narracion, jep dorëheqje nëse se ke atë guxim. E ftoj Albin Kurtin që të të shkarkojë sepse je turp për përfaqësimin tone”, tha ai.

Gjykata e Posaçme u miratua në fillim të muajit gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës, ndërsa themelimi i saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Lexo edhe :   Ndalimi i gazetarëve në Kuvend/ Reagon BE: Mungesë demokracie

Ish udhëheqësit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi që u arrestuan në nëntor të vitit të shkuar, ndodhen në Hagë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përkatësisht për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave.

Javën e kaluar Gjykata refuzoi kërkesat e tyre për t’u mbrojtur në gjendje të lirë, por në vendim u përmend fakti se ligji për themelimin e Gjykatës mundëson që një shtet i tretë, mund të ofrojë garanci për “të marrë dhe nëse është e nevojshme, të monitorojë një të dyshuar”.

Përgjatë debateve u tha se disa vende përfshirë Kroacinë kanë shprehur gatishmëri për të ofruar garanci të tilla.

Por, të mërkurën, presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha se nuk ka ofruar garanci për lirimin e përkohshëm të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliç Radman, i cili po qëndron të enjten për një vizitë në Prishtinë, nuk e përmendi fare këtë çështje dhe në vend të çfarëdo garancie, Kosovës i ofroi 10 mijë vaksina dhuratë dhe zotimin për të kundërshtuar çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi,  në...

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...