E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Përplasje në Kuvend/Balla-Dumës: Nga ju buron gjithë ai helm?

Edhe sot nuk kanë munguar përplasjet e ashpra mes deputetëve në Kuvend. Tone të larta e akuza e kundër-akuza, ishte ajo çfarë u reflektua gjatë seancës sot në Parlament. Një përplasje e fortë ishte mes Taulant Ballës dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kjo situatë ka agravuar pasi Basha e ka krahasuar Kodin e Sjelljes së Kuvendit me letrën e banjës. Teksa ka marrë fjalën për procedurë, Balla ka patur një përgjigje dhe për Bashën, por edhe për deputeten e Partisë Demokratike Grida Duma, të cilën e akuzoi se “po hedh helm”.

Balla tha se nuk e kupton se nga i buron gjithë ai helm dhe ofendime që nxjerr kur flet. Në kohë reale ka ardhur edhe replika e Dumës, e cila u shpreh se helmohet kur dëgjon njerëzit në Elbasan, se si janë të shtypur dhe Balla është kthyer në një diktator të asaj zone.

Balla: Kushteuta, rregulloja dhe kodi i etikës, kushdo që i shkel të jesh i sigurt që kushdo që shkel do marrë ndëshkimin e duhur. Nuk e kuptoj ende dhe sa kohë duhet të ndërhyjë ky Parlament, që një deputet të marrë fjalën dhe në atë moment të mos flasë askush! Ky është parimi themelor. Unë ju garantoj që nga kjo anë salle edhe kur deputet, dhe zonja ka një problem të madh me vete aq sa herë flet do ofendojë, nga të vjen gjithë ky helm. I prodhon më shumë helm se sa absorbon vetë. Kjo është keqardhje.

Duma: E di ku e gjej helmin? Kur kam shkuar te zona e tij (Taulant Ballës), kur thoni probleme mos të na kapi kamera se ai ka zaptuar të gjithë vendin, tek diktatori i atij vendi, tek njerëzit që i keni zvogëluar në ekzistencë dhe në shpirt. Ju duartrokisni për çdo gjë që bëni gabim. Kur keni gabime pranojini dhe aty filloni të ekzistoni politikisht.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...