Përplasje mes bandave në Greqi, vriten dy shqiptarë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Greqi. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur nga ky atentat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin ”Agios Sostis”, të Athinës, pranë një kafeneje. Dyshohet se viktimat ishin babë e bir.

Të plagosur nga plumbat mbeti një punonjës i lokalit dhe një tjetër person, i cili ndo0dhet në gjendje të rëndë pasi ka dëmtime në kokë. Raportohet se autorët kanë qëlluar nga brenda një makine dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të borxheve dhe llogarive të pambyllura mes dy grupeve. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare dhe identitetet e të plagosurve dhe viktimave në Greqi.